Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli, ka ndërruar jetë.
56-vjeçarja ka vdekur në Foligno të Italisë, ku ndodhej për disa ditë pushime, pasi ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj, ku në atë moment ndodhej e vetme.
Një familjar që jeton në të njëjtin pallat ka dhënë alarmin dhe ka kërkuar ndihmë, por nuk është arritur në kohë që ajo të shpëtohej.
Ambasada italiane në Canberra është në zi, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Vajtojmë vdekjen e parakohshme të ambasadores Francesca Tardioli”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
“Me trishtim të pafund, Farnesina vajton vdekjen e Francesca Tardioli, ambasadores së Italisë në Canberra, dhe bashkohet me dhimbjen e të dashurve të saj. Ne do ta kujtojmë me dashuri për profesionalitetin e saj të admirueshëm dhe cilësitë njerëzore: diplomate dhe shërbëtore e madhe e shtetit”, shkruhet në Tëitterin e Ministrisë së Jashtme italiane./albeu.com/