Bie lehtë numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimë sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 720 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është shënuar një rast i vdekjes ndërsa sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909. Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës. Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 15:10