Talebanët kanë mësyrë edhe ambasadën ruse në Kabul.
Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Rusisë në Afganistan Zamir Kabulov, i cili u shpreh se për stafin e ambasadësdo të gjendet një zgjidhje e shpejtë.
Sipas tij përfaqësuesit rus ose do të marrin leje të përkohshme, ose do të largohen përfundimisht nga ambasada.
“Talebanët tanimë kanë marrë përsipër ruajtjen e ambasadës ruse në Kabul. Një pjesë e stafit të ambasadës do të marrë leje ose do të largohet përfundimisht nga konsullata”, u shpreh Kabulov.
Kujtojmë se sutuata ditën e sotme ka qenë mjaft e trazuar në Afganistan, pasi mijëra qytetar janë dyndur në aeropostin e kryeqytetit për t’u larguar nga vendi, për shkak të frikës nga hakmarrja e talebanëve./albeu.com