Biden telefonon Macron, ja çfarë u diskutua

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord në një bisedë telefonike sot që të kenë më shumë diskutime të hollësishme mbi një sërë çështjesh globale, përfshirë luftën në Ukrainë.

The Guardian shkruan se gjatë telefonatës së sotme, të dy liderët botërorë ranë dakord se ata duhet të rrisin diskutimet mbi një sërë çështjesh kryesore globale.

“Biden përcolli gatishmërinë e tij për të vazhduar punën e ngushtë me Presidentin Macron në prioritetet tona të përbashkëta globale”, tha Shtëpia e Bardhë./albeu.com