Biden: Nëse kemi tepricë vaksinash, do ta ndajmë me pjesën tjetër të botës

SHBA premton 4 miliardë dollarë për shpërndarjen globale të vaksinave përmes “COVAX” në vendet në zhvillim. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se amerikanët do të jenë të parët që do të marrin vaksinat Covid-19, ndërsa shtoi se çdo dozë e tepërt do të ndahet me vendet e tjera në botë.

“Amerikanët do të vaksinohen së pari më pas do të përpiqemi të ndihmojmë pjesën tjetër të botës” u tha Biden gazetarëve pas një deklarate të përbashkët me CEO-n e “Johnson & Johnson”.

“Nëse kemi një tepricë, ne do ta ndajmë atë me pjesën tjetër të botës” tha ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin premtuar tashmë 4 miliardë dollarë për sistemin global të shpërndarjes së vaksinave COVAX në vendet në zhvillim.


Shtuar 11.03.2021 00:12

Tags: