Biden flet “pa dorashka”: Fajtor presidenti afgan, nuk vendosim dot demokracinë në Afganistan! (VIDEO)

“Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar kurrë të ketë qenë ndërtimi i kombit. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, parandalimi i një sulmi terrorist në atdheun amerikan…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha shumë qartë se qëllimi i dërgimit të trupave amerikanë në Afganistan, nuk ka qenë asnjëherë për të vendosur demokracinë në atë vend, por për të shmangur sulmet terroriste ndaj SHBA-ve.

Biden është shprehur se qeveria afgane nuk e ka dëgjuar këshillën e tij, duke mos negociuar për një zgjidhje politike me talebanët.

Në fjalën e tij, Biden theksoi se “z.Ghan këmbënguli se forcat afgane do të luftonin, por rezultoi që ai kishte gabuar”.

Presidenti amerikan u shpreh se i qëndron vendimit të tij, për t’i tërhequr pas 20 vitesh trupat amerikane nga Afganistani.

Joe Biden: Situata në Afganistan po evoluon me shpejtësi. Dëshiroj t’i kujtoj vendit se si arritëm këtu dhe cilat janë interesat e Amerikës në Afganistan.

Misioni amerikan në Afganistan që filloi dy dekada më parë kurrë nuk supozohej të ishte ndërtimi i kombit. Shkuam në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllime të qarta:

Të merrnim ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 dhe të siguroheshim që Al Kaeda të mos e përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila mund të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë. Kurrë nuk hoqëm dorë dhe e arritëm. Kjo gjë u bë një dekadë më parë.

Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar kurrë të ketë qenë ndërtimi i kombit. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, parandalimi i një sulmi terrorist në atdheun amerikan.

Nuk shkuam në Afganistan për të vendosur demokracinë atje. Kam pasur një takim me Presidentin Ghani, i kërkova të bënte marrëveshje. Më tha se trupat afgane do të luftonin. Gaboi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.08.2021 22:36