Teksa zgjedhjet e përgjithshme në Itali janë shumë pranë, fushata është bërë më e ashpër teksa ethet nga verdikti i popullit shtohen.
Por ajo çka bie në sy në këto zgjedhje është fakti që shumë emra “BIG’ të politikës italiane konkurojnë përballë njëri-tjetrit në zonën zgjedhore të Napolit.
Corriere della Serra i ka dedikuar një artikull kësaj risie në zgjedhjet italine, duke sqaruar se ministri i Jashtëm Luigi Di Maio (Qendra e Majtë) do të ketë përballë emra të njohur në zonën elektorale me një anëtar, Campania 1-02 Napoli Fuorigrotta.
Përballë tij do të jenë ministrja për Kohezioni Jugor dhe Territorial, Mara Carfagna (nga Italia Viva & Action”, ish-asistentja e Silvio Berlusconit, Mariarosaria Rossi (Qendra e Djathtë) dhe ish-ministri i Mjedisit i qeverisë Conte Sergio Costa (Lëvizja 5 Yjet).
Di Maio dhe Costa ishin miq dhe nuk janë më, ndërsa Carfagna dhe Rossi kanë luftuar për një jetë në të njëjtën parti (Forza Italia) dhe nuk janë më pjesë e saj, pasi shfaqen në dy lista të ndryshme, nga të cilat, megjithatë, vetëm njëra, ajo e Rossit (Noi moderati), është sot aleate me Berlusconin.
Vetë Berlusconi kalon nga shumica në proporcional dhe është kandidat për Senatin për “Forza Italia”, duke sfiduar në zonën elektorale dy nga pesë presidentët e Këshillit që e kanë pasuar atë në tryezën më prestigjioze të Palazzo Chigi (Matteo Renzi dhe Giuseppe Conte), ish-besniken e tij Mariastella Gelmini (numri dy në listën e Veprimit pas Matteo Renzit) dhe Ministrin e Kulturës Dario Franceschini.
Kështu, listës i shtohen tre ish-presidentë të Këshillit, një ish-president i Parlamentit Evropian, një ish-ministër i Mjedisit, dhe e dashura e njërit prej dy ish-Presidentëve të Këshillit të përmendur më sipër, përveç ish-asistentes personale të Berluskonit, me të cilën kishte ndërprerë marrëdhëniet dhe që në vend të kësaj tani është kandidate në koalicionin e tij, ndonëse nën flamurin e një partie tjetër.
Në zonën elektorale “më të çmendur në botë”, e cila fillon nga qendra e Napolit dhe shtrihet deri në periferi të qytetit, më 25 shtator votuesit napolitan do të marrin dy fletë votimi, të cilat, pasi të firmosen do të zhyten në kutinë e votimit, për të vendosur fatin e emrave të mëdhenj të politikës vendase.
Në të njëjtën fletë votimi zgjedhësi do të duhet të zgjedhë se kë do të dërgojë në Montecitorio mes Di Maio, Carfagna, Rossi dhe Costa, në pjesën e rezervuar për listat e bllokuara, do të shfaqet ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, ish-presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani dhe Marta Fascina, e dashura e Berlusconit.
Të gjithë kundër të gjithëve është “slogani” i betejës ku ministra të së njëjtës qeveri aktuale (Di Maio kundër Carfagna, Franceschini kundër Gelmini) dhe shokët aventurierë në qeveritë e kaluara (Conte kundër Franceschini) do të sfidohen.
Definicioni i politikës italiane që votohet më 25 shtator sipas Corriere është shëndërruar në thënien: “Sot je këtu, nesër atje; armiku i armikut tënd mund të bëhet miku yt; ti, nga ana tjetër, mund të bëhesh kundërshtar i ish-mikut tënd dhe ndoshta, një ditë, edhe kundërshtar i vetvetes që ke qenë dhe nuk je më”.
Kështu, “dy fletë votimi të thjeshta, një për Dhomën e Parlamentit dhe tjetra për Senatin do të vendosin në Napoli, fatin e Italisë për 4 vitet e ardhshme”.