Beteja e ashpër Berisha-Basha, reagon me akuza të forta Bamir Topi dhe tregon kush po përfiton më shumë

Për ish-presidentin Bamir Topi, vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk ka qenë gjë tjetër veçse eksekutim i një porosie të dhënë nga SHBA-të për Lulzim Bashën.

“Nuk ishte Basha. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA. Janë ata që duke e dëshmuar publikisht dhe duke e analizuar arsyet e personit non grata, i dhanë një nxitje e subjektit politik, ku zëri i Berishës është autoritar klasik. Janë 30 vjet që janë drejtuar me dorë të fortë nga ai. Edhe kur s’ka qenë kryetar që pushteti i tij në PD ka qenë i pranishëm. Ishte katalizatori SHBA, që Basha të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD”, deklaroi ai.

Teksa fliste për luftën politike që ka shkaktuar ky vendim i Bashës, Bamir Topi u shpreh se Berisha ka qenë në dijeni të pazarit më të madh të bërë në PD, ai i vitit 2017, dhe ka zgjedhur të heshtë.

“Nëse kujtoni çfarë thashë në përmbyllje të përgjigjes, emrat janë të rëndësishëm, por më shumë janë institucionet.Nëse i referoheni fjalës së Berishës për pazare, së paku Berisha është disa vjet me vonesë. Pazari më i madh i përfolur është ai i 2017. Del një pyetje shumë e rëndësishme, ky ka qenë në dijeni apo jo. Nëse ka qenë pse zgjodhi heshtjen?”, u shpreh Topi.

Topi nuk kurseu as Kryeministrin Rama, për të cilin tha se vazhdon të heshtë për këtë çëshjte, ndonëse nuk ka lënë çështje të PD-së pa diskutuar. Ai shtoi në News 24 se i vetmi që është i priviligjuar në këtë moment është Rama.

“Dy nuk flasin në Shqipëri, që duhet të flisnin së paku të qartësonin pozicionin, Basha që është i involvuari duke parë që ka dhe një lëvizje të kundërshtarit të tij, dhe një zë tjetër që është marrë me gjithçka që ka të bërë me opozitën. Duke degjeneruar dhe opinionin publik, Edi Rama. Më i privilegjuari në këto moment. Një personazh politik i rëndësishëm është ai i mandatit të tretë. Nuk kemi as njërin as tjetrin. Me të drejtë sot takon njerëz, ja pra është prova sap o them. Sot njerëzit kanë nevojë për transparencë. Çdo gjë ndodh, do të ndodhi. Patjetër ka nevojë për sqarim. Niveli i absorbimit të një lajmi nuk është njëlloj për të gjithë. Militantët e një partie i janë vënë me mish e me shpirt një individi, nuk e kuptojnë“, tha ai. /news24


Shtuar 14.09.2021 20:25