Berisha uron Bajramin me një foto krah bashkëshortes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar festën e Fitër Bajramit përmes një postimi në Facebook. Ndërsa shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Liri, Berisha uron që sakrifica e besimtarëve të pranohet duke e kthyer atë në paqe, mbarësi dhe të mirë.

Postimi i Berishës:

Gëzuar Bajramin!

Te dashur miq, sot besimtaret musliman pas agjerimit te muajt te madhnueshem te Ramazanit kremtojne diten e bekuar te Fiter Bajramit.

Ju ftoj te dashur miq, te lutemi dhe te urojme nga zemra te gjithe se bashku qe i Gjithfuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta kthej ate ne paqe, mbaresi e te mira, per ata, familjet e tyre dhe mbare kombin tone. Gezuar! Sb/albeu.com

Shtuar 13.05.2021 11:05