A do të paraqitet në Komisionin Hetimor? Si përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për media ku uroi Fitër Bajramin, u pyet nga gazetarët nëse do të merrte pjesë më 18 maj në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Meta nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë temë, duke thënë vetëm “Vazhdojmë festën, mbarësi dhe gëzime të gjithëve”./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 10:56