Berisha: Sokol Olldashi, ndjesë pastë kishte veti prej Lideri

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka pasur veti prej lideri dhe ishte një njeri mjaft i mprehtë politikisht.

Berisha u shpreh se Olldashi kishte të gjitha shanset për të fituar postin e kryetarit të PD-së, por sipas tij ai bëri një gabim teknik gjatë fushatës.

Komentet Berisha i bëri gjatë një interviste në MCN ku është i ftuar.

“I ndjeri bëri një gabim, strukturat janë me mua tha, Basha e bëri fushatën antarësia është me mua. Ky nuk e kuptoi që strukturat duke filluar që nga Sali Berisha nuk ishin aq të pëlqyera pas humbjes”, është shprehur Berisha./albeu.com/