Tirana triumfon në limit, kryeqyteti vishet bardh e blu (VIDEO)

Tirana është e cmendur. Skuadra e Orges Shehit ka mposhtur në minutën e 100-të Partizanin.

Tirana gjeti golin e para në minutën e 37′ kur pas një goditje këndi pergjoni realizoi me kokë duke mposhtur Teqjan.

Skuadra e Dajës fitoi një penallti por braziliani Junior gaboi nga pika e bardhë në minutën e 79′.

Megjithatë të kuqtë nuk u dorëzuan dhe fituan sërish një penallti.

Sërish përsipër e mri sulmuesi brazilan Junior i cili këtë herë u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por kur u mendua se derbi do të mbyllej në barazim Tirana gjeti golin në minutën e 100-të me Xhixhën i cili realizoi lehtësisht brenda zonës.

Pas 15 javësh Tirana mban vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Partizani renditet i 5-ti me vetëm 18 pikë.

Ndërkohë, Kategoria Superiore do të rikthehet vitin e ardhshëm në mes të muajit janar. /albeu.com/




Shtuar 23.12.2021 21:53