Berisha shpjegon përplasjen me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk ndoqi procedurat statutore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha për mediat sqarime lidhur me debatin që pati me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së këtij forumi.

Sipas Berishës, rezoluta që Kuçanaj kërkoi të lexonte nuk u vendos në rendin e ditës, sepse nuk ishte dorëzuar në përputhje me procedurat e përcaktuara nga statuti i partisë.

Të lidhura

None found

Ai nënvizoi se e drejta për të propozuar rezoluta i njihet çdo anëtari të PD-së, me kusht që gjatë paraqitjes së tyre të zbatohen rregullat statutore.

“Rezoluta është e përcaktuar se si paraqitet. I kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë të mos i mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin”, u shpreh Berisha.

Në vijim, kreu demokrat u ndal edhe te procesi i votimit brenda partisë, për të cilin garantoi se rezultati do të publikohet me transparencë.

“Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Ai tjetri, që nga 2009 e deri më sot, ka ekzekutuar votën”, deklaroi Berisha, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka cenuar votën e lirë.


Shtuar 15.07.2026 23:10

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet