Këtë të shtunë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shënjestroi sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është tërësisht i kapur nga Belinda Balluku, e cila po përballet me drejtësinë.
I pyetur nga një qytetar se si e interpreton faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier, Bersha tha se kjo dëshmon forcën që ka Balluku kundër kryeministrit.
Me ironi, ai shtoi se nuk do të çuditej nëse ajo do të zgjidhej “Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit”.
“Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut. Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit. Apo sot, kur e kanë atë mbledhje”, tha ai.
