Berisha protestë më 8 janar, Basha: Hera e parë që ai bën një gjë të tillë kundër partisë së tij

Kreu demokrat Lulizm Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha shkruan se kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha./albeu.com

Sali Berisha i ka dhënë afat kreut demokrat Lulzim Basha deri më 5 janar për të liruar selinë dhe për të dorëzuar detyrat e kryedemokratit. Në të kundërt, Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrin me forcë.

Kujtojmë se protesta e thirrur nga Berisha do të zhvillohet të shtunën, në orën 12:00, para selinë e PD-së./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 15:07