Të enjten e ardhshme, me datë 7 korrik, në orën 19:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë për rrëzimin e qeverisë Rama, dhe ka shprehur se do të jetë tubimi më i madh ndonjëherë.
Por, ku do të jetë kryeministri Edi Rama më 7 korrik.
Gjasat janë që shefi i qeverisë do të jetë në Vlorë, për inaugurimin e by-passit të Vlorës.
Ndërsa sot inauguroi aksin Kardhiq-Delvinë, Rama njoftoi se më 7 do të hapet by-passi Vlorës
“Tani mbaroj kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.