Berisha: Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër

Në fjalimin e ditës, Ish-kryeministri, Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare, të lënë studiot dhe të dalin e të mbushin rrugët dhe sheshet.

Berisha u shpreh se duhet të marrim në dorë Kushtetutën sepse është ligji themelor i një shteti demokratik dhe sduhet të pranomë që kriminelët ta përdorin për të mbuluar krimet.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë. Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme.

Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët. Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër. Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori.

Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë. Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla. Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik. Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre.


Shtuar 15.04.2024 22:26