Berisha nxjerr pamjet: Çfarë e pengon turistin e Kosovës me S-Clas të vijë në Shqipëri (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të disa turistëve nga Kosova, të cilët ankohen për vështirësitë për hyrjen në Shqipëri.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë shqiptare kundrejt shtetasve të Kosovës, të cilët nuk mund të hyjnë në Shqipëri pa kryerjen e tamponit dhe pa paguar taksën në Rrugën e Kombit.

Në video del një person me një mjet tip Mercedes S-Class, i cili shprehet se është i dyzuar nëse do të shkojë drejt Shqipërisë apo drejt Malit të Zi, pasi sipas tij qeveria e Edi Ramës ka krijuar pengesa për shtetasit e Kosovës.

“Kësaj i thonë të largosh turistët! Sb”, ka shkruar ish-kryeministri krahas videos./albeu.com/