Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, ku dhe kur do ta shohim ish-kryeministrin (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë të ditur datën e takimit të radhës me demokratë në Shqipëri.

Berisha u shpreh se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Fierit në datën 21 shtator.

Sipas Berishës, takimet po bëhen për një Parti Demokratike më të bashkuar e më të fortë.

Postimi i Berishës:

Njoftim!

Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! sb/albeu.com