Ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon në kuvend miratimin e një rezolute kundër sulmeve ruse në Ukrainë.
Sipas Berishës, është e turpshme që Kuvendi i Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim me atë të Serbisë kundrejt nisjes së pushtimit rus.
Berisha shtoi se kjo vjen si pasojë e vasalitetit të Edi Ramës ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ish-kryeministri përfundoi duke thënë se solidarizohet plotësisht me popullin e Ukrainës dhe shprehu bindjen se Rusia do e humbasë thëllë këtë luftë Botërore që ka nisur./albeu.com/