Berisha në Has e Tropojë: Rama kërcënon qytetarët të mos votojnë kandidatët e opozitës

Ish-kryeministri, Sali Berisha, vizitoi këtë të shtunë qytetarët e Tropojës dhe Hasit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha u kërkoi nga Hasi e Tropoja, kandidatëve të Partisë Socialiset të tërhiqen nga gara.

Të lidhura

None found

Ish-kryeministri , tha ndër të tjera se Rama po kërcënon qytetarët që mos të votojnë kandidatët e opozitës, pasi për ndrsyhe nuk do të kenë para.

“Edi Rama po kërcënon, mos votoni kandidatët e opozitës se nuk do keni para. Më lejoni t’i them një fjalë: atje nga fshati yt rrëzë Shpiragut kanë një fjalë, i thonë gusht e gunë. Dhe unë po ta them, gusht dhe pushteti yt merr fund! 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës, dhe Car Dushanit.“- u shpreh Berisha.

Në vendlindje e tij Tropojë Berisha tregoi se kandidatit të majtë Rexh Byberi nuk i fal që tradhtoi demokratët për socialistët, ndërsa në Has i kujtoi kandidatit të majtë Halit Mulaj sesi djali i tij u kap duke shpërndarë ushqime në këmbim të votave.

“Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël. Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.”– tha Berisha.

Java e fundit e fushatës i gjeti të ndarë dy aleatët. Ilir Meta i cili ka braktisur kohet e fundit mitingjet ë mëdha u shfaq ne Fier në një takim të ngushtë me strukturat e partisë së tij.

“Shumë shpejt ora e drejtësisë është për të korruptuesin e Mec Gonigal, edhe 6 ditë edhe Shqipëria do japë mesazh të jashtëzakonshëm kudo duke shkuar ne 14 maj, ne ditën e gjykimit. Merr fund epoka e Ramoviçit këtu ne Fier dhe kudo.“– tha Meta.

Meta dhe Berisha pritet të bashkohen në Tiranë në mitingun përmbyllës të fushatës në 12 maj në sheshin Nënë Tereza.


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomgoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetgrandpashabetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetHoliganbetcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio