Berisha mungoi në 32-vjetorin e themelimit të RD, Bylykbashi: Është me grip

Sot shënohen 32 vite nga themelimi i gazetës Rilindja Demokratike më 5 janar 1991.

Për këtë rast është organizuar edhe një ceremoni, por ajo që u vu re ishte mungesa e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Mungesën e kryedemokratit e ka sqaruar deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i cili ka deklaruar se zoti Berisha nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, tha Bylykbashi./Albeu.com.