Berisha mesazh bazës: Mos grisni kartat e antarësisë, por të hedhim në kosh “pengun Basha” (VIDEO)

Ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka adresuar një mesazh anëtarësisë duke i kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike, për fajin e Bashës.

Ai i kërkon që t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës dhe ta ngrenë PD-në në piedestalin që i takon.

Postimi i Berishës:

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb/albeu.com


Shtuar 12.09.2021 18:22