Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend I ka dalë disi në mbrojtje presidentit Ilir Meta.
Berisha deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, është shprehur se gjatë takimit që ka pasur me Ramën, ky i fundit i është ankuar se Presidenti nuk i ka dhënë autorizim për të filluar negociatat për në BE.
Për ish-kryeministrin ky është një akt i ulët, pasi nuk mund t’i ankohesh një ministri të huaj ndërsa nuk ke informuar së pari shqiptarët.
“Ministri i jashtëm i Greqisë informon kombin e tij dhe botën se Rama ka paditur tek ai Presidentin e republikës. Do u lutesha shqiptarëve ta arsyetojnë vetë këtë akt, se kam të vështirë të vë epitete, por po sqaroj se Presidenti që duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, pas të cilave çështja do dërgohet në gjykatë. Një kryeministër që padit kreun e shtetit se i refuzon autorizimin për fillim negociatash ndërkohë që nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson.
Dendias i ka përmendur shumë herë ca lidhje obskure me Korfuzin, nuk i dija këto. Një akt i ulët që e denoncoj me forcën më të madhe.
A mund të ecet kështu?! Me një njeri që fut thika dhe mashtron? Nëse Presidenti nuk i firmoste, ai duhej të informonte opinion publik, nuk mund të ankohej te ministri pa informuar shqiptarët”, tha Berisha./albeu.com