Berisha mbërrin në këmbë në selinë blu, zbulohet skenari i protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zgjodhi të lëvizë në këmbë nga banesa e tij drejt selisë qendrore të PD, teksa është pritur nga një numër i lartë protestuesish.

Kryedemokrati shoqërohej nga truprojat e tij dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, ndërsa përkrahësit e tij e pritën me brohorima dhe ovacione.

Të lidhura

None found

“Tirana po zien, e tëra ne shesh, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!” -tha Berisha sapo mbërriti në selinë blu.

Ndërkohë, është zbardhur skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Raportohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin ‘Skëndërbej’ apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.

Kujtojmë se kjo zonë është bllokuar si perimetër sigurie për shkak të mbajtjes së samitit.


Shtuar më 6.12.2022 10:58

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş