Këtë të martë, lideri demokrat Sali Berisha, theksoi se “lotët” e Edi Ramës për Erion Veliajn, janë lot krokodili, pasi siç tha ai Rama “e fshiu” atë shumë kohë para arrestimit.
Gjithashtu, Berisha i bëri thirrje diasporës të regjistrohet, për të votuar dhe të firmosim ndryshimin e madh më 11 maj.
FJALA E BERISHËS:
Mirëdita, sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion.
4 marsi është nesër në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi.
Ndaj dhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme në mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.
Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme.
Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme.
Ndaj dhe iu drejtohem ju sot, kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e KQZ, platformën PER në mënyrë që të firmosni me 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë.
Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj.
Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve.
Ndaj dhe ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për t’u lidhur me familjarët tuaj, me miqtë tuaj, kudo që ndodhen në botë, për t’u kërkuar atyre njerëzisht që të regjistrohen, për të ndihmuar ata që të regjistrohen.
Unë garantoj shqiptarët jashtë vendit se projekti i PD do të jetë projekti më madhështor, projekti më transformues, projekti më i bukur që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.
Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit, për kthimin e tyre të butë në Shqipëri, për integrimin e tyre në të gjitha fushat, atë ekonomike, akademike, kulturore, administrative, etj.
Por mbi të gjitha, programi i PD synon të ngjisë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës.
Ta shndërrojë atë në vendin e blackchain, bitcoin, internetit 3, data center, pra projekte të mëdha presin votën e shqiptarëve.
Të jeni të sigurt se pas 11 majit, Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe.
Ndaj dhe njëherë ftoj të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo që janë, i bëj thirrje patriotizmit të tyre, iu bëj thirrje idealeve të tyre demokratike, idealeve të tyre të lirisë, të regjistrohen në mënyrë që me votë të largojmë nga pushteti një regjim kukull, regjimin e republikës së Xhorxh Sorosit.
Një narko-regjim që është i vetëm në Europë dhe që çdo ditë bëhet më i papranueshëm nga shqiptarët.
Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri.
Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj.
Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.
Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.
Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës.
Unë ju dftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.
Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi.
Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘woke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai.
Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten.
Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA janë financues kryesor.
Tani të vijmë të pjesa përfundimtar.
Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike.
Jo. Shqipëria ka pasur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama.
Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin.