Berisha kërkon të vazhdojë fjalën, Spiropali: E ke harxhuar kohën tënde, kreu i PD: Rikthimi im i tretë do jetë më i suksesshmi

Momentet tensioni në sallën e Parlamentit, pasi kreut të PD-së Sali Berisha i përfundoi koha për fjalën e tij. Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, tha se çdo gjë është automatike dhe se Berisha e kishte përfunduar kohën e tij.

Ndërkohë kanë reaguar deputetët e PD, të cilët kanë protestuar dhe janë ngritur më këmbë.

Më pas Spiropali e ka lejuar dhe 30 sekonda Berishën për të konkluduar. Kreu i PD tha se rikthimi i tij i tretë, do jetë më i suksesshmi dhe se maxhoranca është e pashprese.

“E kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm i Sali Berishës në histori do të jetë rikthimi i tretë. Ju jeni të pashpresë. Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, tha Berisha.


Shtuar 3.12.2024 11:12