Ish-kryeministri Berisha ka nisur “Foltoren” e tij virtuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetës të Partisë Demokratike atje.
Mbështetësit e Berishës janë mbledhur në një hotel në Neë Jearsy, dhe po komunikojnë nëpërmjet një lidhjeje direkte me ish-kryeministrin.
Kjo “Foltore” vjen në këtë mënyrë, pasi pas shpalljes “non grata” të Berishës, ai e ka të pamundur që të vizitojë këtë vend.
Takimi virtual vjen gjashtë ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Berisha më datë 11 dhjetor.
Në fjalën e tij, Berisha e ka quajtur historike mbajtjen e “Foltores” në SHBA./albeu.com/