Berisha: Kandidatët e Ramës emërohen me valixhe me para, në 14 maj qytetarët votojnë ndryshimin

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar mbrëmjen e së martës kandidatn e koalicinit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se në 14 maj qytetarët do të votojnë për të rrëzuar qeverinë moniste.

Ai theksoi se gjatë këtyre 8 viteve rama dhe rilindasit kanë grabitur qytetarët.

Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet e para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave gjen myslimane të përkushtuar, katolikë, ortodoksë, por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti. Ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin më të parët të mbështesnin demokracinë. Sistemin e vlerave, lirinë. Sot në Shijak dhe në Shqipëri përballen dy përpjekje dy filozofi, dy rryma, përpjekja e idealistëve  atyre që i besojnë lirisë me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton shqiptarët në mënyrën më të padenjë, si qenie për t’i vjedhur çdo ditë e më shumë. Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidatë me plot problematika. Këta kandidatë dalin nga bodrumi i Edi Ramës, emërohen mbi bazën e valixheve me euro që i dorëzojnë atij dhe bashkëpunëtorëve dhe që çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit. Përfaqësuesit e Ramës, me qëndrimet e tyre dhe vjedhjet e tyre të taksave lanë në vend numëro zhvillimin. Qendrat e rilindjen urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro, sikur të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë. Ndërsa kandidatët tanë mishërojnë sot vlerat më të mira”, tha Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 25.04.2023 20:04