Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Nga ballkoni i shtëpisë së tij Sali Berisha tha se Edi Ramën nuk e vret ndërgjegjja ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë.

Berisha: Edi Rama, kalove në disa shkolla, po të vret ndërgjegjja ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë. Shko pak në Korçë Edi Rama, të të thonë se në klasat e 10-ta, nga 1600 nxënës që u regjistruan vjet, këtë vit u regjistruan 1080. Një e treta më pak brenda një viti.

Shko në Nepvravishtë, se kishe postuar një ditë se ty të japin çdo kollitje mediat, po a e dini se Nepravishta kishte vetëm dy fëmijë në shkollë, kurse Lunxhëria, ajo luginë mahnitëse, gjithsej 6 fëmijë në klasat e para. Pse mor kalon nga shkolla në shkollë, je turpi i dheut. A e di ti se atyre fëmijëve ua turpëron Shqipërinë ti? A e di ti që dheut të atyre fëmijëve të pafajshëm i ke dhënë vulën e narkoshtetit?

A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe? A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve? I di ti këto apo jo, që kalon nga shkolla në shkollë, po ç’të lidh ty o i zi me shkollat, po të paktën me fëmijët lëre cinizmin. Se ti je Neroni i arsimit shqiptar. Po, po. A e di ti Edi Rama se me lukuninë tënde u vodhën 25 mijë kompjutera në shkollat e vendit dhe u zhduk interneti në shkolla, një arritje historike ajo. Po ç’të lidh ty me arsimin? Ti je turpi i shqiptarëve, je turpi i fëmijëve shqiptarë. Je e zeza e tyre!


Shtuar 13.09.2024 20:46