Berisha i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga PS: Të bëhet burrë…

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha u mor sot i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Ka qenë deputeti Petro Koçi ai që ka reaguar, ndërsa i sugjeron Berishës që mos t’i arratiset përgjegjësive.

REAGIMI:

Berisha përfundon si i akuzuar per korrupsion. Për një çështje qe ne bëmat e tij zë një vend te vockël.

Publiku do mirëpriste hetimin serioz e te plote per ceshtje me te renda ku bën pjese edhe vrasja shtetërore ne bulevard e 4 protestuesve te opozitës socialiste.

Gjithsesi ditën e sotme mund ta deklarojme si diten kur ne këtë Republikën me SPAK flet drejtesia dhe shteti ligjor. Eshte dite qe dëshmon se pandeshkueshmeria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë.

Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bemat per te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetem makuterua e pakontrolluar e femijeve dhe dhendrit te tij per tu pasuruar.

Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet. Shteti ligjor po fiton terren ditadites mbi kampionet e korrupsionit. E ftoj Berishen te behet burre dhe te mos i arratiset pergjegjesise me retorike politike.


Shtuar 11.09.2024 14:24