Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO.
“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet Arrest në shtëpi sepse prishkam provat.
Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre, deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.
Dumani është kryekriminel elektoral, sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.
Mund t’ju duket çudi, por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha ai.