Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social Facebook denoncimin për rrugën e inaguruar nga Rama në FB, siç e ironizon ai, por ndërkohë cilësia e rrugës duket skandaloze.
Në videon denoncuese të publikuar nga Berisha duke qartë arnimi i rrugës sa për sy e faqe dhe vjedhja që është bërë me këtë rrugë.
Video denoncuese është bërë nga avokati Esmerald Xhafa, citon kreu i PD.
Postimi i plotë:
Çahet asfalti i Rrugës Korçë-Ersekë që inaguroi Rama në facebook 4 ditë më parë!
Ndërtimi i saj zgjati 13 vjet dhe çmimi nga vjedhja u pesë-fishua. Pa u bërë java asfalti u ça dhe ura del me probleme serioze! Rrugët e Hajnisë!
???? Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Profesor mirembrema! Avokati Esmerald Xhafa denoncon punimet ne rrugen Korçe-Erseke.
Ne menyre krejt kriminale bashkimi i strukturave te ures eshte bere me derrase. Derrasat jane thyer keq, rruga siper (asfalti eshte çare) dhe perben rrezik serioz per makinat qe do levizin aty sepse pune oresh ose ditesh asfalti do bjere dhe ne shpejtesi 60-70-80 km ne ore, mjetet mund te çajne gomat, te humbasin drejtimin dhe larg qofte, te kemi edhe fatkeqesi.
Vetem vjedhje vjedhje vjedhje prej 11 vitesh. Keta jane kriminele te pashpirt! Vetem mosbindja civile e vendosur i jep zgjidhje kesaj pune sepse drejtesia eshte ne sherbim te hajduteve dhe krimineleve. Prokuroret dhe gjyqtaret peshohen me parate e krimit dhe korrupsionit.
Shqiptaret duhet te ndajne mendjen, te marrin pergjegjesi, te mos heshtin sepse vetem keshtu do shpetojne jetet e tyre, te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre. Koha eshte sot per reagim.