Berisha denoncon: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës! Me direktivë të Ramës dhe Lubi Ballukut kontrata u firmos pa ekzistuar sipërmarrja! 130 mln euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se përmasat e aferave korruptive “po rriten çdo ditë”.

Berisha krahasoi projektin e aeroportit të Vlorës me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke pretenduar se kontrata është firmosur pa ekzistuar ende kompania përfituese.

Të lidhura

None found

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke pretenduar se kanë firmosur kontratën në mënyrë të parregullt.

“Përmasat e aferave korrupotive të qeverisë bëhen çdo ditë e më të mëdha. Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Në kuptimin është firmosur kontrata pa ekzistuar sipërmarrja. Kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill ndërkohë që kompania fituese e garës është themeluar dhe regjistruar në maj. Imagjinoni çfarë gare ka patur”, tha Berisha.

Sipas Berishës, skema parashikon pagesa prej 10 milionë euro në vit nga taksat e qytetarëve për 13 vite, për të mbuluar mungesën e biletave.

“130 milion janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 mln euro janë paratë e vjedhur në aeroportin e Vlorës. Si? Çdo vit koncesioniarit do t’i paguhen nga taksat e shqiptarëve 10 mln euro për 13 vite resht biletat e munguara. Firmosin tani 10 mln euro në vit. Aeroporti që është kontraktuar për 110 apo 120 mln euro do të shfrytëzohej nga koneceionari për 35 vite, do merrte paratë per të gjithë biletave përveç 10 mln shtese nga qeveria. Prandaj ndodh kjo që shohin shqiptarët. Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 mln euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive”, deklaroi kreu i PD.

Berisha tha se Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn, nuk pranuan që aeeroporti i Vlorës të ndërtohej me këto kushte.

“Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn i kanë dhënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 mln dhe me shtimin e punës të shtohet kapacitetit. Këta jooo, më i madhe në Ballkan thoshte Lubia. E bënë Vlorën Aleksandri siç thoshte Enver Hoxha. Por këta vjedhin 100-fishin e Enver Hoxhës”, tha Berisha.


Shtuar 22.04.2026 14:25