Pak ditë më parë, Selin dhe Miri ishin ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin për të zbuluar se kush do të ishte fituesi i Big Brother VIP 5.
Sot, në ‘Post-BBVIP’, Selin akuzoi Mirin se nuk e kishte uruar për fitoren, ndërsa banori u shpreh se e kishte uruar, por ajo nuk i kishte thënë as faleminderit.
Të lidhura
None found
Po ashtu Miri ka komentuar edhe një nga momentet e fundit në shtëpi, kur vendosi të shtrihej në krevatin ku sipas tij ka nisur e gjithë loja e Selin.
Banorja u shpreh se loja e ‘krevatit’, ka qenë loja e Mirit dhe jo e saj.
Pjesë nga debati:
Miri: Për të treguar që kushdo që të fitonte nga ne këtë Big Brother, e ka nisur në këtë krevat, nga ne të dy.
Arbër Hajdari: Do kthehet në tempull
Mateo: Ta kishe marrë në shtëpi
Miri: Unë kam parë shumë filmime, situata që në Prime nuk dilnin. Kanë qenë veprime të Selin që nuk janë dhënë. I ka nxjerrë publiku.
Selin: Pse s’i bëre ‘save’ t’i shihnim edhe ne? Më vjen mirë që m’i risjell.
Miri: Unë dua të sqaroj diçka. Dola nga skena, ti shijove fitoren. Hyra në skenë, të thashë urime. Pse nuk e meritoja të më jepje dorën tani?
Selin: Erdhe në skenë për çekun.
Miri: Të thashë urime, nuk më ke parë në sy të më thoje as faleminderit. Ato veprime tendencioze i ke bërë edhe ti. Pse ta mbaja unë mbi shpinë gjithë kohës në BB?
Selin: O Miri, a je mirë? Nëse thua pse, duhet të presësh edhe një përgjigje. Pse ti, Miri, edhe një herë, kur doje të dilje krenar për lojën tënde, vajte u shtrive në krevat? I bie që loja jote ka qenë vetëm krevati.
Miri: Ka qenë loja jote, jo e imja. Pse ke ndenjur në krevat? Të ka ardhur Greta, letra e babait. Mos ke qenë e udhëzuar?
Selin: Kam qenë nga vetja ime. Dilja në pasqyrë.
Arbër Hajdari: Je kontradiktor. Kur thua që të dy do e kishim merituar finalen, po thua që ajo e ka merituar. Këto pyetje që bën ti, ajo i ka bërë që përpara. Ka nga ata që nuk kanë dalë akoma nga BB, sepse mendojnë që u është bërë padrejtësi që nuk kanë fituar. Kur thua që nuk kanë dalë shumë gjëra, po thua që ka një produksion që e ka bërë qëllimisht?
Miri: Nuk e thashë që produksioni ka luajtur këtë situatë për të mbrojtur Selin.
Mateo: Po sa herë nuk kanë dalë kërcënimet e tua, çfarë i bie?
