Berisha cakton grupin e punës që do të drejtojë strukturat në Tiranë për zgjedhjet e 2025 (EMRAT)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave, për të përcaktuar aksionin opozitar.

Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025.

Dy ditë më parë, ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës.

Top Channel, ka siguruar vendimin e kryesisë, ku nën drejtimin e Belind Këllicit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.

Në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish- kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Çlirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish-ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.

Listë që është në numër sa lista e kandidatëve për Tiranën në zgjedhje!

Lista e plotë grupit të punës:

Adriana Tolka

Adriana Kalaja

Aida Shehu

Akil Kraja

Albana Vokshi

Amarda Zeqiri

Andi Mustafaj

Arben Ristani

Asllan Dogjani

Avenir Peka

Çlirim Gjata

Dhurata Çupi

Dorian Teliti

Edi Paloka

Edith Harxhi

Enkelejda Sallaku

Erges Eskiu

Ethem Aga

Faslli Goga

Fation Bathorja

Fjoralba Dizdari

Glauk Olldashi

Grigels Muçollari

Ibrahim Morina

Ilda Zhulali

Ilir Alimehmeti

Indrit Hoxha

Ines Nuria

Jonathan Pano

Jorida Tabaku

Keltis Kruja

Klevis Balliu

Lili Sulaj

Lisandër Hoxha

Mimoza Hajdarmatai

Mysylym Murrizi.