Berisha apo Alibeaj, kush e merr drejtimin e PD-së? Mbërrijnë në Gjykatë avokatë dhe përfaqësues nga 2 palët

Gjykata e Apelit do të vendosë sot për fatin e Partisë Demokratike, në lidhje se kush është drejtuesi i saj legjitim, Enkelejd Alibeaj apo Sali Berisha.

Ndërkohë mësohet se avokatët e Berishës dhe përfaqësit e Alibeajt kanë mbërritur në Gjykatë për të marrë pjesë në neancën për statutin e PD-së.

Siç shihet edhe në foto në Gjykatë kanë mbërritur Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa./albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 11:15