Bëri lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit, çfarë i thotë bashkëshorti Olta Gixharit

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është cilësuar shpesh si lezeti i panelit gjykues në spektaklin e kërcimit “DWTS”.

Batutat, ngacmimet apo provokimet që aktorja bën, sidomos ndaj Ilir Shaqirit, janë komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.

Por ajo që shpesh ka bërë kuriozë ndjekësit ka qenë se si ka reaguar bashkëshorti i saj, Dori, për momente si zinxhiri i zbërthyer, lëvizjet provokuese dhe fjalët në vesh me balerinin.

Gjatë një interviste të shkurtër për programin “DWTS Fanc Club”, Olta ka thënë se përderisa ajo vazhdon t’i bëjë këto veprime, tregon se bashkëshorti e mbështet. Ajo madje shtoi duke qeshur se do të bëjë edhe më keq se kaq./albeu.com


Shtuar 20.11.2023 08:23