Një 41-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali në vitin 2008 për trafik drogë është shpallur i pafajshëm pas 15 vitesh.
Në shtator të vitit 2008, sahqiptari së bashku me 3 bashkatdhetarë të tjerë përfunduan në shënjestër të autoriteteve italaine, pasi dyshonin se kishin ngritur një sistem për furnizimin e Rivierës me sasi të mëdha kokaine.
Sipas Prokurorisë, 41-vjeçari ishte përgjegjës për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar të gjykuar veçmas.
Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës./Albeu.com/