Beogradi pranon ftesën e Lavrov, ministri i jashtëm serb do të vizitojë Moskën

Serbia e ka pranuar me kënaqësi ftesën e shefit të diplomacisë ruse.

Homologu i tij serb Nikola Selakoviç do të vizitojë Rusinë, tha ambasadori rus.

Aleksandër Botsan Kharçenko i tha televizionit “Russia 24” se Serbia e ka pranuar me kënaqësi të madhe ftesën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që homologu i tij serb Nikola Selakoviç të vizitojë Rusinë dhe se tashmë janë dhënë udhëzimet e duhura në këtë drejtim.

Botsan-Kharchenko tha gjithashtu sot se pamundësia e ardhjes së Lavrov në Beograd tregon se çfarë presioni po i bëhet Serbisë. “Por Serbia ka mbetur e fortë, duke mos pranuar kërkesat e atij presioni,” tha ai në një pritje me rastin e Ditës së Rusisë në ambasadë.

Ai shtoi gjithashtu se në Perëndim pati “histeri” në lidhje me vizitën e paralajmëruar të Lavrovit, sepse për ta ishte e qartë se ai do të pritej në Beograd me “zemër të madhe”. “Rusia nuk po ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës – ajo mbetet e njëjtë. Ashtu si pozicioni i saj për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Marrëveshjen e Dejtonit,” tha Kharchenko, duke shtuar se dështimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë lejoi që marrëdhëniet dypalëshe të avancojnë në të gjitha sferat.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm rus është dashur të anulojë vizitën e tij në Beograd, për shkak të ndalimit të fluturimit në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, malit të Zi, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në një bisedë me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, Vuçiç tha se “Serbia, pavarësisht gjithçkaje, do të ruajë pavarësinë dhe autonominë në vendimmarrjen politike dhe do të vazhdojë rrugën evropiane duke nxitur marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe partneriteti me vendet në të gjitha kontinentet dhe duke ruajtur neutralitetin ushtarak”./albeu.com


Shtuar 7.06.2022 18:38