“Benzi” merr para makinat e parkuara në Dibër, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qendër te qytetit Peshkopisë përballe bashkisë Dibër.

Mësohet se një mjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës.

Shkak është bërë shpejtësia shumë e lart e mjetit tip “Benz”.

Nga ky aksident kanë mbetur te plagosur drejtuesi i mjetit “Ben”z dhe një pasagjere.

Ndërsa automjetet e parkuara kanë dëmtime të shumta. Ndërkohe te plagosurit po marrin ndihmën e shpejte pranë spitalit Rajonal Dibër./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 19:36