Prenë çarçafët e i bënë gërshet, ky është litari që përdorën Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri për t’u arratisur nga 313 (FOTO LAJM)

Fotoja që po shikoni tregon litarin që përdorën dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri Plani për tu arratisur nga burgu “313”. Çarçafët me ngjyra të ndryshme, të bardhë, blu dhe kafe, janë lidhur në formë gërsheti duke krijuar kështu një litar që do t’i ndihmonte të rinjtë të dilnin nga qelitë e burgut.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit, një ditë më parë. Një tjetër i burgosur, ende i paidentifikuar preu damarët duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes dhe janë hedhur duke përdorur litarin e rijuar nga vetë ata. Por gjithçka dështoi kur zbritën në katin e parë dhe u pikasën nga një prej gardianëve. Tashmë janë izoluar për 90 ditë. /tch

 


Shtuar 9.08.2021 13:50