DETAJET/ U ndihmuan nga brenda? Si dështoi plani i arratisjes nga burgu i Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

Janë zbardhur detaje nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Flamur Pjetrit nga burgu 313 në Tiranë. Arratisja e tyre dështoi duke u vënë sërish në pranga nga policia.

Skema e arratisjes:

Njëri prej të burgosurve ka zbritur deri tek dera e daljes por pa mundur të shkojnë përtej portës kryesore. Mësohet se njëri pas tjetrit dy të dënuarit, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, pasi kanë varur çarçafët nga muri rrethues për te hyrja administratës, kanë nisur të zbresin, ku njëri prej tyre ka qënë pranë derës së daljes së burgut 313.

Aty njëri prej personave që tentoi arratisjen është përplasur me gardianin ku edhe e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime në koke. Por ndërhyrja e kolegut të tij ka netrualizuar cdo gje, duke i prishur planin Çekajt e Pjetrit.

Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ka nisur verifikimet për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga zyrtarë të tjerë të burgut 313, pasi tentativa e tyre nuk u konstatua nga asnjë gardian tjetër dhe pse burgu është i mbushur me kamera sigurie. /albeu.com/

 

Shtuar 9.08.2021 10:50