Belinda Balluku: Brenda mandatit ndërtojmë aeroportin e Vlorës dhe Sarandës

Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se brenda mandatit të tretë qeverisë Rama, do të ndërtohen aeroportet e Vlorës e Sarandës.

Balluku u shpreh se aeroporti i Vlorës do të jetë një aeroport me kapacitet të madh që do të ketë një fluks të gjerë udhëtarësh.

Ndërsa aeroporti i Sarandës, sipas Ballukut do të jetë një aeroport sezonal dhe do i vijë më shumë në ndihmë turizmit, pasi Saranda po zhvillohet vit pas viti në këtë aspekt./albeu.com