Më n fund, fundjava premton një mot të qëndrueshëm dhe me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme gjatë ditës së sotme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, teksa pritet të përmirësohet në orët e pasdites, ku reshjet do ti lënë vendin kthjellimeve.
Ndërsa dita e dielë do të sjellë pranverën e vërtetë, pasi kushtet do të jenë të favorshme, ku do të mbizotërojnë orët me diellë.
“Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të përqendrohen më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për ti lenë vendin kthjellimeve.
Dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorlogjike. Kështu do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, juglindje e në zonat malore kalime vranësirash të pakëta deri mesatare.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.