Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra mbi kandidaturën e presidentit të ardhshëm, Bajram Begaj.
Berisha është shprehur se Begaj ka firmosur plaçkitjen e mijëra metrave prona në bregdet.
Teksa një gazetare i ka treguar Berishës se Begaj ka qenë i pritur në Uashingtin dhe sipas saj ishte e padrejtë që ai të akuzohej, Berisha mori shembullin e ish-ministrit Saimir Tahiri për ta kundërshtuar.
Sipas Berishës edhe Tahiri u prit në Shtëpinë e Bardhë, por sot është pas hekurave.
“Atë mos e thuaj ti se edhe Saja shkoi në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Berisha./albeu.com/