Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar në New York emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka ndarë detaje nga takimi.
Ai shkruan se Shqipëria mbete një aleat i fortë i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi të takohesha me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar. Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar Begaj.