U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare

Një 20-vjeçare në Kos të Greqisë ka humbur jetën pasi u pickua nga një mushkonjë.

Marianna Tsiga ishte studente e Shkollës së Kapitenëve të Akademisë së Marinës Tregtare Kalymnos dhe kishte përfunduar vitin e parë të studimeve.

Ajo ishte praktikante e marinës tregtare. Më 13 gusht 2023 anija u nis nga porti i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Indisë.

Më 22 gusht 2023, Marianna u sëmur. Ajo vdiq nga encefaliti infektiv,  cili besohet se është shkaktuar nga pickimi i mushkonjave gjatë udhëtimit të saj në Indi.

Për shkak të sëmundjes, anija me të cilën udhëtonte zbarkoi në Suez të Egjiptit dhe më 2 shtator 2023 nëpërmjet Kajros u riatdhesua nga kompania së bashku me një eskortë mjekësore.

20-vjeçarja  fillimisht u transferua në një klinikë private në Atikë dhe më pas në spitalin “Errikos Dunan”, ku edhe vdiq më 17 shtator 2023.

Mesha e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në Kishën e Zonjës në Zipari Kos. Për ngjarjen tragjike po kryhet një hetim paraprak./Albeu.com


Shtuar 20.09.2023 15:08