Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Presidenti i vendit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Sipas njoftimit të Presidencës, kjo është vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, dy presidentët shprehën vullnetin për të avancuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke shfrytëzuar mundësitë për zgjerimin e tij në fusha me interes të përbashkët. Begaj vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të marrin një shtysë të re edhe me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.

Të lidhura

None found

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua investimeve. Presidenti shqiptar kërkoi rritjen e angazhimit të investitorëve emiratas në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira. Ai veçoi ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në vitin 2022.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet ndërkombëtare. Sipas Presidencës, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta në drejtim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit.

Në shenjë të mirënjohjes së shtetit shqiptar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës i dorëzoi Lartësisë së Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dekoratën “Urdhri Suprem i Shqiponjës”.

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe me Zëvendëspresidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetarin e Gjykatës Presidenciale, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan.


Shtuar 14.09.2026 18:07

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom