Një situatë shqetësuese u raportua të premten, më 11 shtator, në një fluturim të American Airlines, ku një pasagjere u zhvesh plotësisht dhe kreu veprime të pahijshme në prani të udhëtarëve të tjerë.
Të lidhura
None found
Avioni ishte pjesë e fluturimit 1779 të American Airlines dhe po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar Baltimore/Washington drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, pasagjerja ndodhej në rreshtin 9 kur hoqi rrobat gjatë udhëtimit. Sjellja e saj u vu re nga persona të tjerë në bord dhe rasti iu përcoll Qendrës së Operacioneve të Integruara të kompanisë, e cila rekomandoi ndërhyrjen e autoriteteve pas mbërritjes.

Incidenti është regjistruar edhe në një mesazh të sistemit ACARS, i përdorur për komunikime dhe raportime nga avionët. Në dokument thuhej se një pjesëtare e ekuipazhit kishte njoftuar se pasagjerja në sediljet 9D/E/F ishte zhveshur dhe ishte parë nga udhëtarë të tjerë duke kryer veprime të pahijshme.
Nuk dihet nëse ekuipazhi mori masa për ta kufizuar pasagjeren gjatë fluturimit.
Menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ajo u ndalua nga autoritetet. Deri tani nuk janë bërë publike të dhëna për akuzat konkrete që mund të ngrihen ndaj saj.
Ky rast vjen vetëm pak ditë pas një tjetër incidenti të pazakontë në një fluturim të American Airlines. Më 6 shtator, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit lidhën në sedilje me shirit ngjitës dhe kapëse barku një udhëtar, i cili dyshohej se kishte bërë komente raciste dhe homofobike.
Dy ngjarjet kanë rikthyer vëmendjen te rastet e përsëritura të sjelljeve problematike në bord gjatë fluturimeve të kompanisë amerikane.
